Ngacmonte në vazhdimësi në rrugë e në punë një grua, arrestohet burri në Gjilan

Ngacmonte në vazhdimësi në rrugë e në punë një grua, arrestohet burri në Gjilan

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Gjilan është arrestuar nga policia.

I njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar një grua duke e përcjellë atë në rrugë dhe duke e shqetësuar në vendin e punës.

“Gjilan 26.01.2023 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles