Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen me të madhe në Policinë e Kosovës.
Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një i tillë është raportuar edhe dje në Graçanicë.
Atje, ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara.
Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.