Në Policinë e Prishtinës dje është hapur një rast i përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë me dije se ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se nga një plumb qorr i është dëmtuar dritarja e banesës.
Rasti është duke u hetuar.
I njëjti, ka ndodhur mbrëmë tek rruga “B” në Prishtinë”.
“Rruga B, Prishtinë 27.01.2023 – 10:10. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se nga një plumb qorr i është dëmtuar dritarja e banesës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.