Grabitja e armatosur në Prizren, hajni plaçkiti rreth 10 mijë euro

Grabitja e armatosur në Prizren, hajni plaçkiti rreth 10 mijë euro
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Prizren.

Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar.

Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime. 

Related Articles