Sazan Ibrahimi ka treguar në detaje se si është themeluar asociacioni i komunave të Kosovës në vitin 2001 duke përmendur këtu dokumente mbi të cilat është krijuar AKK-ja.
Ligji mbi vetëqeverisjes lokale, ligji i dytë është për të drejtën e asocimit në OJQ dhe karta evropiane mbi vetëqeverisje lokale, neni 10 ku thuhet se komunat në baza vullnetare në interes të komunave për të mbrojtur interesat e komunave dhe të ngritën kapacitete, mund të themelojnë një mekanizëm i cili quhet Asociacion i Komunave dhe veprimtaria e tyre është e rregulluar me legjislacionin në fuqi.
“Tendenca për krijimin e këtyre mekanizmave nuk janë të vonshme janë shumë të hershme që nga vitit 2002 datojnë këto tendenca për krijimin e një mekanizmi. Kam parë një draft statut të komunave në atë kohe që dëshironin ta krijonin Unionin e komunave me shumicë serbe dhe në ato nene ata janë thirrur gjithmonë në përkrahjen direkte të Beogradit. Pastaj viti 2005 raporti i Kai Aide, pastaj deklaratat e vitit 2002 – 2003 të ish shefit të UNMIK Steiner, procesi i Vjenës pastaj shpallje e pavarësisë … pasat vitit 2011 e kështu me radhë. Por çka është më rëndësi viti 2015, sipas mendimit tim, është i rëndësishëm sa i përket këtij mekanizmi sepse më 2015 që ishte nënshkruan edhe nga Vuciqit thotë se çdo dokument që ka të bëjë me Bashkësinë e Komunave Serbe duhet të shkoj në kushtetuese dhe fatmirësisht ai dokument ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese ku thuhet se mbi 20 nene janë në kundërshtim me Kushtetutën”, vlerësoi ai në një intervistë për Blic.