Të premten ishte emisioni i fundit i Përputhen.
Rrugëtimi i të gjithë konkurrenteve në program përfundoi, mirëpo siç ishte njoftuar pak ditë më parë, duke filluar nga e hëna do të ketë një ribashkim të personazheve.
Ata do të sqarojnë me njëri-tjetrin të gjitha temat e lëna pezull.
Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, Olsa ka bërë të ditur se përballja e parë do të jetë mes Shqipes dhe Teas.
Ajo ka publikuar një video të shkurtër nga debati i ashpër i dy konkurrenteve, të cilat flasin për çështjen e seksualitetit të Gracianos.
Kujtojmë se konkurrenti në fjalë ishte shkaku që Shqipja u përjashtua nga Përputhen. /Gazeta Enigma/