“Geo-Mineral” Sh.P.K., kompania minerare në pronësi të vëllezërve të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kontribuuar me 10 mijë euro në Fondin Emergjent të Vërshimeve.
Fondi është krijuar nga Komuna e Skenderajt pas vërshimeve që shkaktuan dëme milionëshe në territorin e komunës.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka publikuar sot listën e donatorëve që kanë kontribuar me mjete financiare në fond. Gjithsej, në fond janë deponuar 138,834.81 euro.
10 mijë euro janë deponuar nga kompania Geo-Mineral.
Kjo kompani udhëhiqet nga Agim dhe Idriz Thaçi, dy vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi. Menaxher i kompanisë figuron të jetë Sinan Thaçi, familjar i presidentit.
Me selinë qendrore në Prishtinë, sipas të dhënave që figurojnë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), “Geo-Mineral” bazën e saj e ka në Astrazub – një fshat në jug të Komunës së Malishevës.