Për vlerën e koeficientit e cila është publikuar sot e që do të jetë 105 euro ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo, ka shkruar se kryeministri Kurti sot ua uli dinjitetin, i poshtëroi dhe luajti lojë të pistë me zyrtarët publikë.
Sipas saj, koha e Kurtit po përfundon për të mos u kthyer kurrë më.
Postimi i saj i plotë:
Sot, kryeministri ka fy rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psiqike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz.
Koha jote po përfundon kryeministër për të mos u kthyer kurrë më.
Sepse populli sheh, populli ndëshkon!