Një 51 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë në vendin e punës.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 01.02.2023 , rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë është sjell një person pa shenja jete. Të gjitha njësit kompetente të Policisë kanë dal në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren. Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studenqan, Suharekë. Viktima është N.M.51 vjeq nga Prizreni. Pasi që është bërë egzaminimi I vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për egzaminim”, tha Bytyqi./GazetaEnigma/