“Të gjuaj prej shkallëve, ju vras” – Prindërit e burrit ushtrojnë dhunë dhe kërcënojnë nusen në Prizren

“Të gjuaj prej shkallëve, ju vras” – Prindërit e burrit ushtrojnë dhunë dhe kërcënojnë nusen në Prizren

Një konflikt në familje ka ndodhur sot në Prizren, ku një 23 vjeçare i ka denoncuar në polici prindërit e bashkëshortit.

Sipas burimeve të Sinjalit, bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehërria e saj po ushtrojnë dhunë ndaj saj që disa muaj, por rasti i fundit që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka eskaluar deri në kërcënime. 

Në bazë të informacioneve të para, vjehrra e të dyshuarës e ka kapur për fyti e ka kanosur seriozisht, duke iu drejtuar me fjalë “të gjuaj prej shkallëve nëse ma thua edhe një fjalë”. Për të mos mbaruar me kaq, edhe vjehrri e ka kërcënuar se “të vras nëse të shoh me dikë tjetër”, thonë burimet.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke i raportuar të dyshuarit në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.

Si rezultat i raportimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje ndaj të dyshuarve.

Related Articles