Vjosa Osmani takon ministren e jashtme të Islandës

Vjosa Osmani takon ministren e jashtme të Islandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Islandë është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir, ku bëhet e ditur se është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.

Nga zyra e presidentes njoftojnë po ashtu se Osmani ka shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe kontakteve përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke ritheksuar përkushtimin e palëkundur të vendit tonë për promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

“Ajo përmendi rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e Kosovës avancimi tutje i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës”.

“Ndër të tjera, e para e shtetit të Kosovës dhe ministrja islandeze kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër aktorëve antidemokratik, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse. Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike të Kosovës, duke përmendur hapat e ndërmarra për përafrim me BE-në dhe NATO-n, si dëshmi e vendosmërisë së palëkundur të popullit të Kosovës për këtë proces”, thuhet në kumtesën për media të presidencës.

Related Articles