Tashmë siç dihet aplikacioni i famshëm ChatGPT (Cat Generative Pre-trained Transformer) ka obsesionuar përdoruesit në mbarë botën.
Roboti online i cili tërhoqi shpejt vëmendjen për përgjigjet e tij të detajuara dhe përgjigjet e artikuluara në shumë fusha të njohurive, është një prej gjërave që njerëzit kanë kërkuar më së shumti në Google tre muajt e fundit.
Kampionati Botëror 2022 i mbajtur në Katar i cili përfundoi në dhjetor është gjithashtu një prej gjërave që njerëzit në mbarë botën kanë bërë kërkime më së shumti gjatë këtyre tre muajve.
Por në Kosovë dhe Shqipëri, këto kërkime po “munden” dukshëm nga spektaklet Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania – për të cilat populli shqiptar mesa duket ka një afeksion të madh.
Kjo pasi në pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në Google për tre muajt e fundit, katër prej tyre kanë të bëjnë me formatin televiziv Big Brother, ndërsa në vendin e pestë renditet ChatGPT.
Pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google
Një situatë e ngjashme mbizotëron edhe në Shqipëri, ku popullata shqiptare në tre muajt e fundit ka kërkuar më së shumti në Google formatin Big Brother VIP Albania, mënyrat e transmetimit të tij live, si dhe i katërti në renditje është konkurrenti i këtij spektakli – artisti Luiz Ejlli.
Në vendin e pestë, Shqipëria ka më së shumti të kërkuar në Google ndeshjet e Kampionatit Botëror.
Pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google
Ndërsa globalisht, nga pesë gjërat më të kërkuara në Google – tre të parat janë Kampionati Botëror dhe dy të fundit, aplikacioni ChatGPT.
Pesë gjërat që njerëzit në mbarë botën kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google
Ka qenë eksperti i marketingut Shpat Komoni, ai i cili në një status në rrjeti social Facebook, ka elaboruar këtë çështje, duke nxjerrë statistikat dhe bërë krahasimin mes kërkimeve që bëjnë në Google shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, dhe njerëzit në mbarë botën në nivel global.