Atletico Madridi e ka fituar titullin në La Liga, çka bëri që Real Madridi ta përfundojë sezonin pa fituar ndonjë trofe për here të parë që nga sezoni 2009/10, raporton Gazeta Enigma.
“Los Blancos” u eliminuan nga Alcoyano në Copa del Rey, ndërsa u eliminuan nga Chelsea në gjysmëfinale të Champions Leagues.
Hera e fundit që Real Madridi nuk kishte fituar ndonjë trofe ishte para 11 viteve, kur u eliminuan nga Alcoron në Copa del Rey dhe dështuan ta kalojnë Lyonin në 1/8 e finales në Champions Legue.
Pas atij sezoni, “Los Blancos” dominoi në Evropë dhe ndërtoi një skuadër të fortë, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo që u ndihmoi të fitonin katër herë Champions Leaguen.
Me sezonin 2020/21 tashmë të përfunduar, Real Madridi do të mundohet të rindërtojë ekipin dhe të jetë kandidat i fuqishëm për Champions League dhe titujt e brendshëm në edicionin e ri./Gazeta Enigma/