Lajçak takon ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën

Lajçak takon ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën, Sandra McCardell.

Lajçak tha se McCardell e ka informuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun Prishtinë – Beograd.

“Shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë kanadeze për punën e BE-së në rajon”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Related Articles