Pas një episodi të pakëndshëm mbrëmë në Big Brother Vip Albania, kanë ardhur një valë e madhe reagimesh në rrjete sociale.
Demichelle-s iu tha rasti që të nominojë tre banorë për t’i çuar në votim direkt, që do të thoshte eliminim.
Nga ky votim, u eliminua njëra prej banoreve më të pëlqyera të publikut, Efi. E kjo shkaktoi një nervozizëm të jashtëzakonshëm tek audienca.
Dhjetëra mijëra komente fyese u lanë në profilin e Deamichelle, derisa kjo e fundit u detyrua ta kufizojë se kush mund t’i komentojë nëpër postime.
Komentet i mbylli krejtësisht prezantuesja e programit, Arbana Osmani, e cila gjithashtu mori dhjetëra mijëra komente fyese, pasi që eliminimi dhe skema e mbrëmshme, për shumëkë është një lojë e produksionit.