Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Tahiri kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve të dënuar nga Gjykata Speciale

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Tahiri kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve të dënuar nga Gjykata Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka ngritur dy çështje kryesore, të cilat pritet të adresohen dhe të debatohen së shpejti në seancat e ardhshme parlamentare.

“Qysh ka mundësi që 60 ligje në këtë kohë, të prodhojnë një kualitet, një drejtim strategjik. Ne mendojmë se ky është një problem thelbësor që do ta adresojmë në Kuvendin e Kosovës. Çështja e dytë është që ndërlidhet me funksionalizimin e Kuvendit në raport me detyrat që i ka rreth strategjisë etnore në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë. Këtë çështje e ngritëm. Këto janë dy tema që do t’i adresojmë”, u shpreh Tahiri.

Related Articles