Manchester Cityt nuk e shfrytëzon dështimin e Arsenalit – mposhten nga Tottenhami

Manchester Cityt nuk e shfrytëzon dështimin e Arsenalit – mposhten nga Tottenhami

Manchester City është mposhtur 1-0 nga Tottenhami në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Pas 15 minutash lojë, Spurs kaluan në epërsi me golin e Harry Kane, që u asistua prej Pierre-Emile Hojbjerg.

Me këtë gol, sulmuesi anglez u bë golashënuesi më i mirë i Tottenhamnit me 267, duke ia kaluar Jimmy Greaves.

Në minutën e 44-të, Eric Dier kishte një mundësi të artë shënimi, pasi gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Dy minuta më vonë, u krijua shansi i parë serioz për Cityn, kur Riyad Mahrez godit shtyllën.

Në minutën e 64-të, Julian Alvarez bëri një goditje të fuqishme, por edhe ky nuk arriti të shënonte nga mbrojta e ngjeshur e Spurs.

Foto: Man City/Twitter

Ishte minuta e 70-të e takimit, kur Kane u gjend në zonën e Cityt, mirëpo intervenimi i Ederson ishte i shpejt.

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 87-të, pasi Cristian Romero pranoi edhe kartonin e tij të dytë të verdhë, por që ia dolën t’i marrin pikët e plota.

Pas javës së 22-të, City gjendet në vendin e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Arsenali, ndërsa në xhiron e 23-të do të kenë punë me Aston Villan.

Related Articles