Greqia po përgatitet për t’i dalë në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Për tërmetin në Turqi dhe Siri, ku kanë vdekur të paktën 1200 persona, ka shkruar edhe Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ai thotë se është i shqetësuar me atë që i ndodhi dy shteteve dhe se po mobilizohen resurset, për t’u dalë në ndihmë.
“Thellësisht i shqetësuar nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe në Siri. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe mendjet tona janë me personat e prekur nga tërmeti. Greqia po i mobilizon resurset e veta dhe të ndihmojë menjëherë”, shkroi Mitsotakis.
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka thënë se 912 njerëz deri tash kanë vdekur nga tërmeti dhe 5,383 janë të lënduar.
Ai ka thënë se autoritetet nuk mund ta dijnë deri në sa mund të shkojë numri i të vdekurve, derisa po vazhdojnë kërkimet, raportoi Reuters.
Erdogan ka thënë se 45 shtete i kanë ofruar ndihmë Turqisë.