Federata e mundjes së Kosovës ka bërë të ditur se ekipi i kësaj Federate ishte duke qëndruar në Turqi në kohën kur ndodhi tërmeti, ku edhe i shpëtoi katastrofës.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri.
Mes tjerash, theksohet se mundësat e tyre kanë treguar heroizëm duke ju ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha.
“Mundësat tanë treguan heroizem të pa parë duke ju ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha. Ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Turqi dhe Siria në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 shkurt) është goditur nga disa lëkundje të forta tërmeti, duke lënë kështu të vdekur mbi 1 mijë persona dhe dhjetëra të lënduar.