Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje-dalje në Trudë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.
Këtë e konfirmoi për Gazetën Enigma, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani.