Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri më tani.
Kështu tha ai në kuvend gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.
“Mazhoranca po synon që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar. Kësa mazhorance nuk po i intereson mbrojtja e shërbyesve civilë apo institucionet e pavarura, por po ju intereson që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar që 20 vjet dhe kjo për ne është e papranueshme”.