Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili e ka quajtur si ping-pong ligjor nismën e Ministrisë së Financave për faljen e borxhit të tatimit në vlerë 100 euro.
Sipas deputetes së LDK-së e gjithë kjo po bëhet që të amnistohen gabimet ligjore të Ministrisë së Financave.
“Ministria e Financave thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon Komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, ndërkaq me iniciativë të LVV, në Komunën e Prizrenit qenka votuar mocioni për faljen prej 100 Eurosh që më pas i shkoi Qeverisë si rekomandim”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
“???????????????? ???????????????????? ????????????????????????!
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?client=ca-pub-7842316388935013&output=html&h=200&slotname=2135411420&adk=4136109838&adf=2528474489&pi=t.ma~as.2135411420&w=948&fwrn=4&rafmt=11&format=948×200&url=https%3A%2F%2Fmx24viral.com%2Fnew-local-businesses%2F&wgl=1&uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTA5LjAuNTQxNC4xMjAiLFtdLGZhbHNlLG51bGwsIjY0IixbWyJOb3RfQSBCcmFuZCIsIjk5LjAuMC4wIl0sWyJHb29nbGUgQ2hyb21lIiwiMTA5LjAuNTQxNC4xMjAiXSxbIkNocm9taXVtIiwiMTA5LjAuNTQxNC4xMjAiXV0sZmFsc2Vd&dt=1675862792832&bpp=4&bdt=291&idt=101&shv=r20230206&mjsv=m202301240101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D34206f6ddf3d7368-223c587677db0070%3AT%3D1674981669%3ART%3D1674981669%3AS%3DALNI_MagwA49CH8zqQB7QuGw3CLh3ocI9w&gpic=UID%3D00000baba3a99fbe%3AT%3D1674981669%3ART%3D1675857069%3AS%3DALNI_MaJ0t_uue7jH-z8KUo5MbO6ZCi22w&prev_fmts=0x0%2C948x200&nras=1&correlator=2083001359034&frm=20&pv=1&ga_vid=1155008995.1660068874&ga_sid=1675862793&ga_hid=1741398544&ga_fc=1&rplot=4&u_tz=60&u_his=10&u_h=864&u_w=1536&u_ah=824&u_aw=1536&u_cd=24&u_sd=1.25&dmc=8&adx=124&ady=1557&biw=1519&bih=696&scr_x=0&scr_y=0&eid=44759876%2C44759927%2C44759837%2C31071268&oid=2&pvsid=513462391443924&tmod=1564741236&uas=0&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fkategoria%2Flajme%2F&loc=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fkica-xhelili-e-quan-ping-pong-ligjor-nismen-e-hekuran-muratit%2F&eae=0&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C1536%2C0%2C1536%2C824%2C1536%2C696&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&ifi=3&uci=a!3&btvi=2&fsb=1&xpc=89LnDfIM7F&p=https%3A//lajmi.net&dtd=110
Dikur, votonim ligje që ti zbatonim më PAS si kudo në vendet e zhvilluara demokratike.Tani, po kërkojmë të zbatojmë ligje inekzistente me parashikim të votimit të tyre në të ardhmen.
Ministria e Financave thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon Komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, ndërkaq me iniciativë të LVV, në Komunën e Prizrenit qenka votuar mocioni për faljen prej 100 Eurosh që më pas i shkoi Qeverisë si rekomandim.Ajo që paskan thënë, qenka: Po duam t’i kërkojmë Ministrit të inicoj ndryshimin ligjor që na lejon si Komunë faljen e borxhit përmes ndryshimeve ligjore.
POR.. Ministri e ka tanimë mundësinë ekzistuese ligjore që vet ta bëj këtë! Ai ka pasur mundësi ligjore që zbatimin e këtij ligji ta shtyej për vitin 2024, në përputhje me Nenin 18, paragrafi 1 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Pse nuk ia kërkuat atë që mund të bëhet menjëherë, nëse qenka aq e rëndësishme?Tash, si shkon puna?
Do të prisni derisa të hyj në fuqi ligji në të ardhmen dhe më pas të filloni zbatimin e mocioneve të së kaluarës, apo keni autorizime të gjithëpushtetshme që iu lejon të zbatoni në praktikë ligje me “besimin” që do të hyjnë në fuqi ndonjëherë?E gjithë kjo, pse? Që të amnistohen gabimet ligjore të Ministrisë së Financave sepse sedra e Ministrit qenka më me rëndësi se ligjshmëria e vendimeve të tij?” shkruan në reagim Kica-Xhelili.