Haradinaj: Nuk duhet ta fajësojmë Kurtin për Asociacionin, atë e kemi trashëguar

Haradinaj: Nuk duhet ta fajësojmë Kurtin për Asociacionin, atë e kemi trashëguar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të pranojë pa vonesa propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk duhet të fajësohet për Asociacionin, pasi që siç thotë Haradianj, është marrëveshje që iu “ka mbetë në derë” nga e kaluara, shkruan Reporteri.net.

“Nuk besoj që duhet me e nxanë në faj Kurtin për Asociacionin. Nuk e ka ba ky njeri, na ka mbetë në derë. Nuk e shoh pse duhet me iu drejtu këtij pse e kemi Asociacionin. Ne e dojmë njohjen e plotë, qysh e marrim a po na tregoni. Ju lutem të bëhemi seriozë në këto tema. Shikoni pak realitetin. Situata është mjaft e thjeshtë, Aleatët tanë ia kanë ndihmu Kosovës me ardhë deri te një marrëveshje me Serbinë me qëllim që me rikthy edhe një herë Kosovën në agjendë edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare edhe për ta kthyer sovranitetin në veri”, tha Haradinaj.

Hardinaj tha se për AAK-në është i pranueshëm propozimi franko gjerman.

“Nëse i thojmë aleatëve nuk ta pranojmë pa njohje reciproke matnu mirë. Si po e menaxhon Qeveria dialogun ka vend shumë kritika, si për transparencë e të tjera. Unë po ju tregoj. Për mua e AAK-në është i pranueshëm propozimi franko gjerman. I them kësaj qeverie pranoje, mos vono, ta kthej juridiksionin në veri, të nisemi drejt partneritetit për paqe sa më shpejt se situatën në Ballkan nuk e kemi të mirë. Është një shpresë mos ta bon Qeveria e të bjen Kurti, me hy në një vakum institucional. Nuk besoj se është në interesin tonë me ndodhë kjo”, tha Haradinaj.

Related Articles