Pranga mjekut në Prizren që mashtroi me 10.000 €

Pranga mjekut në Prizren që mashtroi me 10.000 €

Spitali Rajonal i Prizrenit mund të bëhej me një punonjëse të re.

Një infermiere do t’i shtohej stafit mjekësor atje, nëse E.L do ta mbante premtimin që i bëri vjehrrit të saj për punësim në këmbim të parave që ia mori.

Mirëpo, mjeku 35 vjecar që në fakt nuk punonte fare atje, por në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, lëre që nuk arriti t’a punësojë por e gënjeu duke i marrë shuma të majme parash që gati sa nuk arritën shifrën prej 10.000 eurosh.

Gjithsesi, mbledhja e provave nga hetuesit policor tash e disa muaj, e prangosën mjekun. Kirurgut maksillofacial para se të dërgohej në mbajtje prej 48 orësh, iu bastis edhe shtëpia e objektet tjera përcjellëse por që nuk iu gjet gjë e dyshimtë, raporton klankosova.

Klani bisedoi edhe me drejtues të Spitalit të Prizrenit ku parashihej se do të punësohej infermierja në fjalë, por të njëjtit mohuan të kenë pasur njohuri për rastin, derisa thanë se nuk e njohin as viktimën e as të dyshuarin.

Related Articles