Numri i të vdekurve pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën është rritur në të paktën 21,051, sipas autoriteteve.
Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 17674 dhe numri i të plagosurve është 72879, ka thënë të enjten nënpresidenti Fuat Oktay, shkruan CNN.
Në Siri, të paktën 3377 njerëz u vranë, përfshirë 2030 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha – dhe 1347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas medias shtetërore siriane.
Numri i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5245—2295 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2950 në zonën e kontrolluar nga rebelët.
Të paktën 78124 njerëz në Siri dhe Turqi u plagosën pas tërmeteve, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.