Protesta e opozitës në Tiranë, 1,500 policë do të jenë në terren

Protesta e opozitës në Tiranë, 1,500 policë do të jenë në terren

Ditën e nesërme në orën 12:00 do të zhvillohet protesta e opozitës në Tiranë e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gazetarja e Euronews Albania, bën me dije se protestuesit do të mblidhen në selinë e PD-së, më pas në sheshin Skëndërbej, në Sheshin “Nënë Tereza”, pastaj për të vijuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sakaq drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ditën e djeshme ka zhvilluar dhe një takim me drejtuesit e komisariateve të Tiranës, ku është vendosur se 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Në ndihmë të efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së.

Pasditen e sotme do të ketë forca policie në hyrje dhe daljet e kryeqytetit.

Ditën e nesërme disa rrugë që të lidhin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara.

Related Articles