Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia e ka shkelë pikën 14 të “marrëveshjes për Zajednicën”.
“Nuk është fer që ne ta marrim si obligim thjesht të njëanshëm çfarëdo zbatimi, kur pala tjetër e shkeli”, tha ai.
Në këtë pikë, shefi i Qeverisë i bëri thirrje opozitës për unifikim, raporton Gazeta Express.
“Nëse ata flasin për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ne duhet më flasim edhe për komunitetet joserbe në Serbi”, tha Kurti, duke e përmendur edhe Luginën e Preshevës.
“Edhe në takime me ndërkombëtarë, edhe në çfarëdo konferencash ku marrim pjesë, të jemi sa më unikë në theksimin e reciprocitetit, se pakica kombëtare nuk ka veç në Kosovë”, tha kryeministri.
Kurti e pati edhe një tjetër këshillë për opozitën.
“Sa herë që thirren në marrëveshjen e parë të vitit 2013, ju lutem përmendeni që e ka shkelë presidenti i Serbisë”, tha ai.