Të shumta janë rastet e dhunës ndaj grave në Kosovë.
Madje një rast i tillë është raportuar edhe dje, pikërisht në ditën e njohur si “Dita e të dashuruarve”.
Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe urdhër mbrojtës.
“Viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”,thuhet në njoftimin e policisë.