Avokatët kërkojnë të shtyhet për 1 muaj nisja e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Avokatët kërkojnë të shtyhet për 1 muaj nisja e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar shtyrjen e nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Nga mbrojtja e Jakup Krasniqit kanë bërë me dije se kanë dakordim të gjitha ekipet mbrojtëse si dhe Prokuroria, që gjykimi të nis më 3 prill.

“Kemi diskutuar me një zë të përbashkët të ekipeve të mbrojtjes dhe kemi një dakordim edhe me ZPS-në. Patëm një marrëveshje, që gjykimi të fillojë më 3 prill të fillojmë me deklaratat hapëse. Kështu që nuk do të kemi asnjë pauzë. Pra, po ashtu kemi marrë edhe njoftimin që ka të bëj me 12 dëshmitarët e parë. Prokuroria nuk e kundërshton këtë pozicion tonin. Propozimi ynë është që të fillojmë me datën 3”, kanë thënë nga mbrojtja e Krasniqit.

Për këtë kërkesë, nga Prokuroria kanë thënë se nuk kanë kundërshtime.

Sidoqoftë, për të një vendim do të merret nga Trupi Gjykues. 

Related Articles