Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi të hënën se bashkë me gruan e tij dhe bashkëpunëtorët kanë zhvilluar vizitë në “Shtëpinë e Pavarësisë”, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka thënë se Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës.
“Më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës. Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci. Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës.
Në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeriu gjenë jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që përcaktoj të ardhmen mbarë e mirë; por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në këtë vend. Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër”, shkruan Abdixhiku ndër të tjera.