Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se në raportin e punës për datën 24 maj 2021, janë regjistruar 211 pacientë, të cilët po trajtohen në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.
122 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
Katër pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.