Vuçiq zbulon bisedën dramatike në takimin me Borrellin

Vuçiq zbulon bisedën dramatike në takimin me Borrellin
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq foli sot nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, në të cilën të pranishëm janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Vuçiq para mediave tha se po përgatitej që një kohë të gjatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, shkruan lajmi.net.

“Ishte imja të përfaqësoja vendin në mënyrën më të mirë. Nuk jam i pakënaqur, por ndoshta tani do të hidhja disa gjëra të vogla. Por herën tjetër. Këto ishin takime tmerrësisht të rëndësishme, janë gjëra shumë të rëndësishme për ne, ka pasur edhe shumë panele. Kjo është një mundësi e mirë për të folur, sepse edhe ai lloj njohjeje është i detyrueshëm, gjithmonë mund t’i përdorësh për diçka”, tha Vuçiq.

I pari i presidencës serbe gjithashtu tha se është kritikuar ashpër nga përfaqësuesi i lartë për politikat e jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Kritikat e tij, siç thotë Vuçiq, kanë të bëjnë me faktin se Serbia nuk i ka vendosur ende sanksione Rusisë.

Related Articles