Pique e Casillas përplasen për skandalin e fundit të Barcelonës

Pique e Casillas përplasen për skandalin e fundit të Barcelonës

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe ish-kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, debatuan për ‘rastin Negreira’ gjatë edicionit të shtatë të Chup Chup Kings.

Barcelona thuhet se i ka paguar 1.4 milion euro Enriquez Negreira, zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, ndërsa ai ishte ende anëtar i komitetit.

“Unë do t’ju them një gjë: nëse flasim hapur, ne shikojmë UEFA-n dhe Ligën e Kampionëve dhe emri i Real Madridit shfaqet në të gjithë rastet”, ka thënë fillimisht Pique.


Megjithatë, komenti i Piques nuk i pëlqeu Casillas, i cili kujtoi ndeshjen e diskutueshme mes Barcelonës dhe Chelseat.

“ Ajo që duhet të bëni është të jeni të qetë”, potencoi Casillas.

“Kjo ishte një nga grabitjet më të mëdha që njerëzit kanë parë ndonjëherë në futboll”.
Asnjëri nga dyshja nuk e humbi durimin, por rezultoi në një shkëmbim të nxehtë fjalësh mes ish-shokëve të skuadrës.

Pique kujtoi se Barcelona humbi një titull në La Liga për shkak të një goli të anuluar kundër Atletico Madridit që sipas tij nuk ishte “ilegale dhe ne do të kishim fituar ligën”.


Që nga ai moment, secili prej tyre kujtoi ndeshjet, finalet, garat në të cilat ata konsiderojnë se janë bërë gabime në favor të rivalëve të tyre të përjetshëm.

Në fund, megjithatë, Pique vuri në dukje se, duke folur historikisht, gjyqtarët kanë qenë gjithmonë të prirur të favorizojnë skuadrat e mëdha, duke përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën.

Related Articles