Drita do të hyjë në derbin e javës kundër Prishtinës me dy mungesa të mëdha.
Sulmuesi Marko Simonovski dhe anësori Almir Kryeziu nuk janë të gatshëm për duelin e të mërkurës.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e tre herë kampionëve të Kosovës.
“Sa i përket përbërjes së skuadrës për nesër janë të gatshëm të gjithë futbollistët përveç Marko Simonovskit dhe Almir Kryeziut” – thuhet në njoftimin e Dritës.
Drita do të udhëtoj të mërkurën në Lipjan për t’u ndeshur me Prishtinën në derbin e madh të futbollit kosovar e që i takon javës së 21-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita pozicionohet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Ballkani lider. Prishtina ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.