Dëshmitari tregon se si u vra shqiptari në Athinë

Dëshmitari tregon se si u vra shqiptari në Athinë

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar mbrëmë në Athinë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në Nea Joni. Një dëshmitar i ngjarjes rrëfeu se ndaj shqiptarit ishte qëlluar disa herë me armë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu. E pashë viktimën, ishte përtokë. E kishin plagosur, por ishte gjallë”, tregoi dëshmitari okular për newsit.gr.

Më pas ai shtoi se kishte dëgjuar njq makinë që iku dhe disa persona që thoshin; ‘shko, shko’. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Sipas informacioneve bëhet e ditur se krimi ndodhi pak para mesnate. Katër burra hynë në lokal dhe u ulën në një zonë vip, të ndjekur nga tre të tjerë.

Në momentin që kamerierja u sjell ujin, grupi prej shtatë personash filluan konfliktin, duke u larguar nga zona vip dhe u zhvendosën në pjesën tjetër të lokalit.

Njëri prej tyre mes sherrit, nxjerr armën dhe qëllon, ndërsa plumbi ka kapur fatkeqësisht të riun shqiptar që ishte ulur në një tjetër tavolinë, për të parë ndeshjen.

30-vjeçari, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur në klavikul dhe është dërguar i gjallë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Në vendin e sulmit u gjetën nëntë gëzhoja dhe autoritetet sekuestruan makinën e grupit të autorëve që u konfliktuan me njëri-tjetrin, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Related Articles