Një lajm i papritur ka ardhur nga shtëpia e Big Brother. Valbona Mema, për shkak të një problemi familjar është larguar nga BBV dhe nuk do të kthehet më.
Ky ishte komunikimi që iu erdhi banorëve me anë të zarfit të bardhë.
Ajo nuk ka dashur t’i takojë banorët pasi do prekej edhe më shumë, por ka takuar në dhomën e rrëfimit vetëm Luizin dhe Oltën.
Ajo vetë është mirë, por kishte probleme një familjar i saji.
Për shkak të largimit të saj pezullohet votimi për ditën e shtunë.