Pamje gjatë bastisjes së banesës së ish-këshilltarit të Thaçit nga ZPS-ja

Pamje gjatë bastisjes së banesës së ish-këshilltarit të Thaçit nga ZPS-ja

Tashmë përfaqësues me rroba civile  të Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë parë teksa hyjnë e dalin nga bodrumi i banesës së ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Në banesën e Behramajt, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuar po kryhet një bastisje që nga ora 08:30 e mëngjesit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Behramajt, Artan Qerkini.

“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, është shprehur Qerkini.

Related Articles