Është zhdukur një person nga Vitia, derisa vëllau i viktimës ka raportuar në polici duke thënë se nuk dihet asgjë për vendodhjen e motrës së tij.
Gazeta Sinjali mëson se vajza është e moshës 17-vjeçare, e cila doli nga shtëpia në orët e mëngjesit dhe ka lënë një letër, ku ka shkruar se po largohet nga Kosova.
Të shqetësuar për vajzën, familja ka kërkuar ndihmën e Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet për të kërkuar nëse e mitura gjendet në Kosovë apo është larguar siç ka paralajmëruar, por akoma nuk është gjetur.
Pavarësisht kësaj, kërkimet po vazhdojnë, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hetimin e rrethanave të ngjarjes.