Kandiq ia jep një ide Vuçiqit se si mund ta nisë takimin e radhës me Kurtin

Kandiq ia jep një ide Vuçiqit se si mund ta nisë takimin e radhës me Kurtin

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka folur për takimin e radhës që pritet të ndodh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë e ku do të diskutohet për propozimin franko-gjerman.

Kandiq ka thënë se “normalizimi do të fillojë” në rast se takimi në Bruksel do të niste me një deklaratë të Aleksander Vuçiqit që Serbia do të ndërtojë një memorial në Batajnicë në kujtim të 800 shqiptarëve të Kosovës të vrarë në Kosovë gjatë luftës.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel më 27 shkurt e ku do të flasin rreth propozimit franko-gjerman. Asociacioni pritet të jetë një nga temat më të nxehta.

Related Articles