Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri
Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri AK-47
– tre karikatorë dhe
– 94 fishekë.
Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.