Autoritetet e Koresë së Veriut kanë nisur një goditje të madhe ndaj njerëzve që shikojnë filma dhe programe televizive të prodhuara nga vendet perëndimit.
Fëmijët do të përballen me pesë vjet burgim, nëse kapen duke shikuar filma të Hollivudit, është bërë e ditur në një vendim të ri.
Më parë, shikimi i filmave rezultoi në një paralajmërim të ashpër, por tani, siç raporton Radio Azia e Lirë, nuk do të ketë më butësi për prindërit apo fëmijët e të cilëve janë të ekspozuar ndaj kulturës perëndimore.
Që tani e tutje, nëse fëmijët apo prindërit kapen duke shikuar filma të Marvel, për shembull, mund t’i çojë fëmijët me një dënim pesë-vjeçar në një kamp burgu, ndërsa prindërit e tyre përballen me gjashtë muaj.
Direktiva e re thekson “përgjegjësinë prindërore, duke thënë se edukimi për fëmijët fillon në shtëpi”, tha një burim për Radion Azia e Lirë, transmeton Klankosova.tv.
Në tetor 2022, dy adoleshentë që ishin shpallur fajtorë për shikimin dhe ndarjen e filmave të Koresë së Jugut thuhet se u ekzekutuan me pushkatim në qytetin Hyesan, afër kufirit të Koresë së Veriut me Kinën.
Edhe të flasësh, vallëzosh apo të këndosh “si një koreano-jugor” mund të nënkuptojë dënim të ashpër – si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit e tyre.