Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se është lënduar teksa ishte duke ikur nga qentë.
Hoxha ka thënë se kjo është hera e tretë që po i ndodhë në hapësirën e njëjtë.
“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…”, ka thënë Hoxha.
“Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”.
Ajo i është drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që me ndërrmarr diçka në këtë drejtim.
“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarr diçka.
Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet. Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.
“Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët”.