25 vjetori i masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, Osmani: Kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë

25 vjetori i masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, Osmani: Kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka viktimat e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani ka thënë se më 28 shkurt të vitit 1998 policia e regjimit gjenocidal serb vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

“Kjo ditë tmerri shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë në vatrën e rezistencës, në Drenicë. Kjo intensifikoi edhe më luftën tonë çlirimtare të djemve dhe vajzave të UÇK-së, të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit”, tha Osmani.

Më tej ajo tha se “në 25-vjetorin e kësaj masakre, kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë”.

“Nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vendoset dhe autorët të marrin dënimin e merituar. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën e Likoshanit dhe atë të Qirezit”, ka thënë Osmani. 

Related Articles