Gjatë fjalimit të tij në agjencinë e sigurisë FSB, Putin u kërkoi rusëve të ruheshin nga tradhtarët në mesin e tyre.
“Është e nevojshme të identifikohen dhe të ndalohen aktivitetet e paligjshme të atyre që përpiqen të përçajnë dhe dobësojnë shoqërinë tonë, duke përdorur separatizmin, nacionalizmin, neo-nazizmin dhe ksenofobinë si armë”.
Ai tha se Rusia ka përjetuar gjithmonë një aktivitet të tillë, shkruan Al Jazeera.
“Dhe tani përpjekjet, natyrisht, janë më aktive. Përpjekje për të aktivizuar gjithë këtë llum në tokën tonë”.