Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Raportohet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Një rast tjetër i “Vdekjes së dyshimtë” është raportuar gjithashtu në rajonin e Gjilanit, saktësisht në Ranillukë.

Viktima mashkull dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Viktima ka pësuar lëndimet rupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Related Articles