Mbrëmë skuadra e Torino-s pësoi humbje me rezulatin 4-2 edhe pse ishte në epërsi ndaj Juventusit në xhiron e 24-të të Serie A.
Gjatë ndeshjes ndodhi një moment tejet interesant. Trajneri kroat, Ivan Juric bëri një zëvendësim në minutën e 59’të, duke futur në lojë futbollistin nga Serbia, Nemanja Radonjic.
Ishte pikërisht lojtari serb që bëri një gabim dhe lojtari i “Zonjës së Vjetër”, Bremer shënoi për shifrat 3 me 2.
Në minutën e 76’të, trajneri kroat largoi menjëherë Radonjicin nga loja dhe pamjet zbulojnë se ai e shau keq futbollistin serb: “Unë ta q** maman…” – zbulohet t’i ketë thenë Juric lojtarit të Serbisë në gjuhen kroate, që sigurisht e kupton shumë mirë edhe lojtari nga Serbia.
Pas ndeshjes, Juric foli për këtë incident – duke e quajtur lojtarin serb si joprofesional.
“Ai nuk e respektoi këtë ndeshje. Unë nuk mund ta bëjë atë një futbollist profesionist”, ishin fjalët e trajnerit të Torino-s pas disfatës në derbin lokal.
Jel ovo Jurić rekao Radonjiću: Da ti je*em majku?!#Radonjic #Juric #TorinoFC #Calcio #SeriaA pic.twitter.com/g8kJThHGYq— sportsscandals (@sportsscandals1) February 28, 2023