Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin e Bosnje e Hercegovinës për ditën e pavarësisë.
Në Twitter ajo këtë e ka bërë në gjuhën bonjake, duke shtuar më pas edhe pjesën tjetër në gjuhën angleze se “Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë jo vetëm lidhje të forta mes njerëzve, por edhe një vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike ”