Mbi 38 mijë persona i kanë vizituar hotelet në Kosovë gjatë muajit janar.
Kështu bëjnë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së, 209 hotele ishin pjesë e anketës që ushtrojnë veprimtari në territorin e vendit tonë.
“Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 38,465 prej tyre 40.87% janë vendor dhe 59.13% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138 prej tyre 44.79% nga vendorët dhe 55.21% nga të huajt”, njofton ASK.
Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 870 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të qëndrimit për netë e ka regjioni i Pejës me 23 mijë e 520 vizitorë.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania.
Të dhënat e plota nga ASK-ja i gjeni KËTU