Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë homologut rus se SHBA-ja do ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të ketë nevojë”.
Blinkeni është takuar shkurt me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në margjinat e samitit të G20-s në Indi, raportoi BBC.
Është hera e parë që ata të dy kanë folur ballë për ballë që nga fillimi i luftës në Ukrainë një vit më parë.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka thënë se diskutimi në Delhi ka zgjatur më pak se 10 minuta.
Blinkeni i ka thënë Lavrovit se Rusia duhet ta lirojë Paul Whelan, një shtetas amerikan i burgosur, dhe se Rusia duhet t’i ribashkohet traktatit në armëve bërthamore “START”.
Hera e fundit që ata u takuan ishte në Gjenevë në janar 2022.