Kryeministri i vendit Albin Kurti po raporton në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
Kurti ka folur nocionin “overcome the past” për të cilin ka thënë se përbën një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo të harrojnë atë.
“Ky nocion është konceptualisht dhe lideralisht në orgjinal i quajtur gjermanit “Vergangenheitsbewältigung”. Tash aksenti im është padyshim jo i duhuri. Po jua lëshoj një audi se si thuhet kjo fjalë në gjermanisht”, ka thënë kryeministri Kurti i cili më pas ka lëshuar një audio se si në fakt shqiptohet kjo fjalë.
Kjo situatë shkaktoi edhe të qeshura në sallë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Memli Krasniqi, fillimisht i tha se nuk kishte faj Kurti që nuk e shqiptoi mirë.
“Fjala jashtëzakonisht interesante, s’ka faj kryeministri që nuk mundi me e shqiptu edhe për gjermant besoj që është zorë, se është fjalë e gjatë.” – tha ai.
Sipas Krasniqit, kjo fjalë përdoret në diskutimin publik që një shoqëri e bën për “çështjen e rëndë në të cilën ka kaluar”.
Ai madje, shtoi se gjermanët e përdorin këtë fjalë për trajtimin e historisë së tyre të nazizmit.
“Gjermant e kanë përdorë këtë fjalë që kryeministri e përmendi për me e trajtu historinë e tyre të nazizmit dhe nuk është një fjalë që lidhet me kontekstin tonë aktual.” – ka thënë ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.